Please enter at least 3 characters.

Kuvendi me organe të reja - pasdite pritet votimi i Qeverisë Kurti

2021/03/seanca.jpg

Ka përfunduar seanca konstituive e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca në fjalimin e tij të parë tha se do të jetë kryetar i të gjithëve, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, sot është betimi i deputetëve, dhe po ashtu janë zgjedhur nënkryetarët.

Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e VIII-të janë: Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bogujevci, Partia Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kujtim Shala. /Telegrafi/