Kuvendi mban një minutë heshtje për akademik Rexhep Qosjen
23/04/2026
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës pas ndarjes nga jeta të Rexhep Qosjes.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka thënë se ai ishte figurë e shquar e mendimit shqiptar dhe veprimtar i palodhur për çështjen kombëtare.
“Sapo e kemi pranuar një lajm të hidhur për ndarjen nga jeta të akademikut dhe të intelektualit, Rexhep Qosja. Rexhep Qosja ishte një figurë e shquar e mendimit shqiptar, studiues, shkrimtar dhe veprimtar i palodhur për çështjen kombëtare. Në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij, ju ftojë që të bëjmë një minutë heshtje”, ka thënë ajo.


