Please enter at least 3 characters.

Kush nënshkruan tendera në emër të komunës së Manastirit?

2016/07/Taleski-pas-marrjes-ne-pyetje-ne-PSP-780.jpg

Komuna e Manastirit ka nënshkruar kontratë milionëshe për ndërtimin e tribunës veriore të stadiumit të qytetit ''Tumbe Kafe'', transmeton Telegrafi Maqedeoni.

Marrëveshja është nënshkruar më 23 gusht, kurse vlera e tenderit është 5 milion e 400 mijë euro, ndërkaq ndërtimet do t'i kryej firma ''Granit'' nga Shkupi.

Nova TV ka kontaktuar Shërbimin për marrëdhënie me publikun për të marrë vesh se kush e ka nënshkruar këtë marrëveshje, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Mirëpo, burime për këtë TV thonë se gjasat janë ta ketë nënshkruar Vlladimir Taleski, kryetar i Manastirit, edhe pse është në burg shtëpiak. Ka gjasa që të ketë një nënshkrues të autorizuar të tij.

Në lidhje me aktivitetet e kryetarit Taleski nga shtëpia e tij, më herët kanë reaguar këshillëtarët e opozitës në këtë qytet, por askush nuk jep sqarime nëse ai ka të drejtë të nënshkruaj, apo ta ushtrojë funksionin e tij, duke qenë në burg shtëpiak./Telegrafi/