Please enter at least 3 characters.

Kush është Ministër i Sportit në Kosovë?

2016/01/kush-euml-sht-euml-ministri-i-ri-i-sportit-i-kosov-euml-s_hd.jpg

Emri e mbiemri i tij është i njëjtë me ish-futbollistin e njohur, Kujtim Shala, por ministri i ri i sportit në qeverinë e re të emëruar të Kosovës nuk ka të bëjë asgjë me sportin apo futbollin në tërësi.

Ministri i ri sportit, Shala është nga Loxha e Pejës dhe jeton në Prishtinë, ndërsa është profesor në Universitetin e Prishtinës, si dhe profesor i jashtëm në Universitetin e Tiranës.

Ai ka studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Bolonjës (Itali). I specializuar në teori letrare, forma letrare e në estetikë (filozofi) dhe njeh disa gjuhë të huaja.

Shala është autor i 31 veprave shkencore dhe letrare. Ministri i ri është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe udhëheqës i Ekipit të Ekspertëve të Arsimit e të Shkencës së LDK-së.

Ministri, Kujtim Shala është i martuar dhe ka dy fëmijë. Shala veç Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit do të jetë edhe zëvendëskryeministër i Kosovës.