Kush e paditi Isa Mustafën dhe Bujar Bukoshin për keqpërdorimin e fondit të 3 për qindëshit? (Video)
Ish–arkëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Emrush Çeku, në emisionin “Info - Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës në Ekzil, Bujar Bukoshi dhe ish-ministri i Financave të kësaj Qeverie, Isa Mustafa i kanë keqpërdorur fondet e 3 për qindëshit.
Sipas tij, në fondin e kësaj Qeverie janë mbledhur rreth 250 milionë euro.
“Dërgesat në fond, nga ana e diasporës, nuk janë ndalur deri në vitin 2012. Edhe pse ata kanë thënë që dërgesat e parave nga diaspora kanë përfunduar pas luftës, por diaspora e Gjermanisë kanë vazhduar ta paguajë paranë në këtë fond”, ka thënë Çeku, transmeton Telegrafi.
Ai ka theksuar se këta kurrë nuk kanë dhënë llogari për ato të holla, duke shtuar se “në e kemi ngritur një padi në Gjermani për Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafën për keqpërdorimin e 3 për qindëshit”.
“Normal që ata e kanë keqpërdorur fondin. Ata kanë qenë përgjegjës. Qysh është e mundshme nëse unë ty t’i kërkoj hua 1 mijë marka dhe më pastaj ta jap një çek, dhe më pastaj pritet të kompensohen paratë e dhëna, dhe ato nuk kthehen kurrë. Ne, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Gjermani e kemi ngritur një aktpadi. Aktpadi kemi ngritur edhe në Shqipëri të prokurori Adriatik Llala në vitin 2013. Po ashtu aktpadi kemi ngritur edhe në Eulex për keqpërdorimin e këtij fondi”, ka shtuar Çeku .
Ish–arkëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se padisë i janë bashkangjitur të gjitha faktet dhe dëshmitë. /Telegrafi/


