Please enter at least 3 characters.

Kurti u takua me emisarin gjerman, Manuel Sarrazin

2023/07/Albin-Kurti-33-696x401-1.jpg
10:"Praktikant

Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar takim me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në Prishtinë.

Kështu bën të ditur Zyra e kryeministrit, derisa nuk ka dhënë detaje se për çfarë është biseduar konkretisht.

Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 21:30, por Kryeministria njofon se ka pasur ndryshim të agjendës.

“Ju njoftojmë se për shkak të ndryshimeve në agjendë, takimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i paralajmëruar të mbahej sonte në orën 21:30, tashmë është mbajtur dhe ka përfunduar në orët e para të mbrëmjes. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.