Please enter at least 3 characters.

Kurti flet me presidentin e Forumit Ekonomik Botëror për mundësitë që u ofron revolucioni industrial të rinjve që punojnë në distancë

2021/04/143221422_1060091711157379_6369738365702988776_n.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të punojnë me Forumin Ekonomik Botëror për të zhvilluar aftësitë dhe punët e të rinjve në Kosovë.

Kurti bëri të ditur se këto janë diskutuar gjatë bisedës me presidentin e këtij Forumi, Borge Brende.

Gjatë këtij diskutimi, Kurti tha se kanë folur me theks të veçantë për Investimet e Huaja Direkte.

“Diskutova sot me Presidentin e Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende për investimet potenciale në Kosovë. Sidomos për Investimet e Huaja Direkte dhe mundësitë që revolucioni i katërt industrial paraqet për të rinjtë përmes punës në distancë. Do të punojmë së bashku për të zhvilluar aftësitë dhe punët e të rinjve”, shkruan Kurti. /Telegrafi/