Please enter at least 3 characters.

“Kuq e Zi” quhet kënga e re e Unikkatilit

2016/01/f.0711233354385_m.jpg

Kjo këngë i paraprin koncertit të shumëpritur të Viktorit në Prishtinë, i cili do të mbahet me 15 korrik.

TBA lanson këngën e re, sonte nata e Unikkatilit

Hip-hop ‘labeli’ që ka marrë në dorë skenën muzikore në javët e fundit, TBA, kanë lansuar këngën e re “Bojm Llug”, përderisa lideri i ‘labelit’ Unikkatili pritet ta bëjë goditjen përfundimtare para koncertit sonte në mbrëmje.

Barooti, Presioni, Explode dhe njeriu i cili ka bërë foto me rivalët e TBA, Gold AG, janë bashkuar në projektin e tyre të ri “E Bojm Llug”, si prelud para koncertit të madh të së dielës ku sigurisht emrat e lartpërmendur do të performojnë.

Nga ana tjetër, Unikkatili pritet që sonte në mbrëmje të bllokojë kanalin e tij në YouTube, pasi pritet të publikojë këngën e tij më të re para koncertit. Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se kënga do të lansohet rreth orës 22:00 dhe do të jetë një prej këngëve më të mira në karrierën e Viktorit.

Për këto dhe më të rejat në skenën e hip-hopit shqiptar, ashtu si për më të rejat nga koncerti i Unikkatilit, qëndroni me Telegrafi.com /Telegrafi/