Please enter at least 3 characters.

Kumanova kërkon masa kundër ndotjes së ajrit (Video)

2016/01/pasojat-e-tmerrshme-nga-ndotja-e-ajrit-foto_hd.jpg

Qytetarët e Kumanovës kërkojnë reagim urgjent nga institucionet kompetente që të marrin masa për uljen e ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në periudhën e fundit disa stacione matëse të vendosura në Kumanovë kanë regjistruar prani të madhe të grimcave PM10 në ajrin e Kumanovës.

Qytetarët thonë se ndotja e ajrit është një nga shkaktarët kryesorë për sëmundje të ndryshme dhe vdekjen e tyre. Ata që janë me sëmundje kronike thonë se nuk mund të dalin nga shtëpia edhe për kryerjen e nevojave elementare./Telegrafi/