Please enter at least 3 characters.

Kulusevski arrin në Torino, nesër për teste mjekësore te Juventusi

2020/01/page-2.jpg

Dejan Kulusevski ka mbërritur në Torino, të mërkurën në mbrëmje ku të nesërmen pritet t’i kryej testet mjekësore.

Në mbrëmje, mesfushori sulmues i lindur në vitin 2000 arriti në Torino dhe nesër ai do t’i kryejë vizitat mjekësore në Juventus, saktësisht në J Medical.

Kulusevski është blerë nga Atalanta për 35 milion euro plus, 9 milionë euro tjera  bonuse.

Ai do të nënshkruajë kontratë për pesë vjet, me pagë prej 2.5 milionë euro në sezon.

Sidoqoftë, suedezi mund të bashkohet me Juventusin nga sezoni i ardhshëm, duke mbetur në huazim te Parma deri në fund të kampionatit aktual. /Telegrafi/