Please enter at least 3 characters.

Kultivimi i perimeve, biznes fitimprurës

2016/01/kultivimi-i-perimeve-nj-euml-biznes-mjaft-fitimprur-euml-s_hd.jpg

Kultivimi i perimeve ka filluar të bëhet një përvojë e vyer, sa që një numër i madh i fermerëve i është përkushtuar tërësisht kësaj lëmie.

Fehmi Sokoli, nga Rahoveci, duke folur për portalin Ferma Ime, ka thënë se më parë është marr me kultivimin e rrushit ndërsa, tani merret me kultivimin e perimeve në fushë të hapur edhe ne serrë, ai kultivon perime në një sipërfaqe prej 5 ha ndërsa, serrën me sipërfaqe prej 10 ari e shfrytëzon për përgatitjen e fidanëve të perimeve që i mbjell në fushë dhe më pas të njëjtën e shfrytëzon për kultivimin e kornishonit.

Për ketë thotë se ka leverdi pasi që ka arritur rendimente të kënaqshme dhe nuk ka problem për shitjen e prodhimit.

“Para luftës si familje jemi marr me kultivimin e rrushit, mirëpo tani nuk po kemi leverdi ekonomike sepse çmimi është shumë i ulët. Ka kohë që kemi filluar të merremi me kultivimin e perimeve kryesisht me kultivimin e karotës dhe qepës por ne sipërfaqe më të vogla kultivojmë edhe Fafaron ndërsa, këtë vit planifikoj të rrisë sipërfaqen edhe për një hektar me Spec, pasi nga kjo veprimtari po arrijmë të sigurojmë të hyra të kënaqshme për familjen”, tha ai.

Fermeri Sokoli tregon për portalin “Ferma Ime” se kërkesat në treg për perime të freskëta janë mjaftë të mëdha, mirëpo niveli i lartë i importit nga vendet e rajonit po ndikon në uljen e çmimit. “Treg ka të mjaftueshëm, por importi i madh pikërisht në kohën kur po dalim në treg me prodhimet tona po ndikon në uljën e çmimit”.

Ai tregon se përkrahja e premtuar nga Qeveria me nga 300 euro për hektar, ndikon ne uljen e kostos së prodhimit dhe është një motiv shtesë për të rritur sipërfaqen kultivuese.

Eksperti i bujqësisë Prof.Dr. Skender Kaçiu për portalin “Ferma Ime” thekson se duke u bazuar në kushtet klimatike dhe tokësore mjaft të përshtatshme që ka vendi ynë, tradicionalisht, sektori i perimeve ishte sektori më i standardizuar i cili siguronte produktivitet, eksport, të ardhura dhe punësim (sezonal).

Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, tregojnë se këtë vit do të mbështesin sektorin e perimekulturës përmes pagesave direkte për njësi të sipërfaqes së mbjellë me perime në fushë të hapur, ku niveli i mbështetjes do të jetë nga 300 euro për hektarë. E fermerët që aplikojnë për të përfituar nga kjo përkrahje, duhet të kenë së paku 0.50 hektarë tokë me perime në fushë të hapur, ndërsa sipërfaqja e tokës e marrë me qera, duhet të jetë e kontraktuar së paku për një vit (kontrata duhet të jetë e lidhur dhe e nënshkruar në mes të dy palëve – qiradhënësit dhe qiramarrësit).

Pёr shkak tё potencialit qё kanё zhvillimi i prodhimit tё kulturave perimore duhet tё jetë një nga orientimet mё tё rёndёsishme nё sektorin e bujqësisë nё Kosovë. /FermaIme/Telegrafi/