Kuka transferohet te Teuta
24/06/2015
Së fundmi e pranoi ofertën e Teutës së Durrësit, me të cilën nënshkroi kontratë dy vjeçare.
Fjala është për mbrojtësin Viktor Kuka, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur vetëm për Prishtinën. “Vendosa për Teutën sepse më pëlqeu projekti ambicioz i tyre dhe kushtet e ofruara”, deklaroi Kuka për Gazetaolle.com.
Ai ka premtime edhe për skuadrën bregdetare. “Premtoj se do ta jap maksimumin dhe shpresoj se do t’i arrijmë objektivat e të cila janë, kualifikimi në Evropë dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë. Më duhet të pranojë se Kampionatin e Shqipërisë nuk e njoh edhe aq mirë, por kam dëgjuar se është shumë i fortë”, përfundoi lojtari i njohur si ‘Viki’.
Ai është 24-vjeçar ndërkohë që nesër (e enjte) do ta festojë ditëlindjen e 25-të.


