Kuka: Pranimi i Kosovës në KON, lajmi më madhështor pas pavarësisë
23/10/2014
Kosova dje zyrtarisht është pranuar në KON, duke thyer izolimin 20 vjeçar. Kuka përmes profilit të tij në Facebook, ia ka uruar gjithë sportistëve të Kosovës për pranimin e Kosovës në KON.
“Kosova pranohet ne Komitetin Olimpik Ndërkombetar ... Lajmi më madhështor pas Pavarësimit të Shtetit tonë! Urime Kosovë,Urime Sportistëve kjo ditë e madhe!”, ka shkruar Kuka.
Me pranimin e Kosovës në KON, tashmë sportistet tona në Lojërat Olimpike do të mbrojnë ngjyrat e shtetit tonë. /Telegrafi/


