Please enter at least 3 characters.

Kuajt shmangën autoambulancën që po vinte përballë - përndryshe do të mund të ishte një incident “i tmerrshëm” garash

Një garë kuajsh në Evangeline Downs, SHBA, u kthye në moment dramatik kur kalorësit u detyruan të shmangnin një ambulancë që u fut papritur në pistë.

Ngjarja ndodhi të shtunën mbrëma, rreth orës 20:35, në pistën e vendosur në Louisiana, pranë Opelousas.

Normalisht, ambulanca ndjek garën nga brenda vijës së brendshme për emergjenca, por kësaj here mjeti u gjend në mes të pistës në kthesën e parë.

Të tetë kuajt u detyruan të bënin manovra të menjëhershme për të shmangur përplasjen, duke evituar lëndime serioze.

Ngjarja tronditi ndjekësit e hipizmit në mbarë botën. Autoritetet e pistës kanë nisur një hetim për të sqaruar si ndodhi incidenti. /Telegrafi/