Please enter at least 3 characters.

“Ku do të flesh pasi të dalësh?”, Ilnisa ngacmon Mateon

Hyrja e musafirëve ndërroi energjinë në shtëpi, duke sjellë shumë të qeshura, por edhe ngacmime ndaj banorëve.

Duket se Ilnisa e kishte Mateon në shënjestër, duke e pyetur direkt për Brikenën.

Ilnisa: Mateo, hë, të ka marrë malli për Brikin?

BBVA/Instagram

Mateo: Për Brikin, për familjen, mezi po pres të dal.

Ilnisa: Çfarë do të bësh, cila është gjëja e parë që do të bësh?

Mateo shpjegon se dëshiron të takojë Brikin dhe familjen sapo të dalë nga shtëpia.

Ilnisa vazhdon: Ku do të flesh ti atë natë, e ke ndarë mendjen ku do të shkosh?

Mateo nuk bie pre e provokimeve dhe tregon se do të kalojë kohë me familjarët pas daljes nga Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/