Please enter at least 3 characters.

Kthjellime dhe rritje temperaturash në Shqipëri

2017/03/mot-me-vranesira-780x439.jpg

Fundjava në Shqipëri do të jetë me mot të kthjellët, por nuk do të mungojnë disa kalime vranësirash, sidomos në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë Celsius deri në 25 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.

Në tre ditët në vijim, sipas MeteoAlb, do të ketë rritje temperaturash, ndërsa nga fillimi i javës që vjen do të rikthehen reshjet e shiut. /Telegrafi/