Please enter at least 3 characters.

Kryetari Muharremaj njofton se zjarri në pullazin e Shkollës Teknike në Suharekë është vënë në kontroll

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se flakët kanë përfshirë kulmin e një ankesi në Shkollën e Mesme Teknike respeketivisht IAAP “Skënder Luarasi”, dhe se situata është nën kontroll.

Sipas tij, në këtë rast nuk ka të lënduar dhe ka vetëm dëme materiale.

“Është djegur një aneks i pullazit të IAAP “Skënder Luarasi”. Situata është nën kontroll. Dëmet janë vetëm materiale dhe nuk ka nevojë për shqetësim”, ka bërë të ditur ai.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqur Bytyqi ka bërë të ditur se Policia dhe Zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje. /Telegrafi/