Kryeparlamentari Konjufca uron qytetarët për Vitin e Ri
31/12/2019
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e rastin e Festës së Vitit të Ri.Konjufca uroi qytetarët për shëndet e mbarësi në 2020, duke shpresuar që Republika e Kosovës të hapërojë shpejt në rrugën e zhvillimit dhe të drejtësisë.“Të gjithë qytetarëve të Kosovës ua uroj Vitin e Ri! Viti 2020 sjelltë shëndet e mbarësi për secilin. Qoftë ky vit i mirëqenies për familjet tona. Të shpresojmë e të punojmë të gjithë së bashku që Republika e Kosovës të hapërojë shpejt në rrugën e zhvillimit dhe të drejtësisë. Gëzuar!”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Konjufca. /Telegrafi/


