Please enter at least 3 characters.

Kryeministri Kurti i gëzohet kalimit të Edon Zhegrovës te Juventusi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas transferimit të Edon Zhegrovës te Juventusi. 

Edon Zhegrova kompletoi mbrëmë (e hënë) kalimin tek ‘Zonja e Vjetër’ pas një aventurë në Francë me Lille.

Transferimi i sulmuesit kosovar tek klubi më i trofeshëm në Itali pati jehonë të madhe, ku nuk mungoi edhe reagimi i Kurtit, i cili e konsideroi si lajmin më të rëndësishëm të javës.

Reagimi i plotë i Albin Kurtit: 

Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus. 

 Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni. Ai është shumë krenar që po e përfaqëson vendin e popullin tonë në futbollin ndërkombëtar, e ne të gjithë jemi krenarë me të.  

Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të tij të jashtëzakonshme dhe i uruam gjithë shëndet, fat e shumë suksese! 

/Telegrafi/