")
Please enter at least 3 characters.

Kryeministri kanadez, Truedau: Vala e tretë ka goditur vendin

2021/04/2021-02-25T204940Z_1996400073_RC2WZL99BT7H_RTRMADP_3_HEALTH-CORONAVIRUS-CANADA.jpg
245:"Seniors sit in a waiting room after receiving their vaccine against the coronavirus disease (COVID-19) in a clinic as Quebec begins vaccinations for seniors over 85 years old in Laval, Quebec, Canada February 25, 2021. REUTERS/Christinne Muschi
7:"REUTERS

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau paralajmëroi sot se vala e tretë e pandemisë ka goditur vendin.

"Vendet në të gjithë botën po përballen me një valë të tretë shumë serioze të kësaj pandemie. Dhe tani është e njëjta gjë në Kanada", tha Trudeau gjatë një konference për shtyp.

Numri i shtrimeve në spital po rritet me shpejtësi dhe shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv po mbushen, paralajmëroi kryeministri.

Kanada regjistron pothuajse 5200 raste të reja të coronavirusit në ditë këtë javë, raporton aljazeera.

Provinca më e populluar e Ontarios u vendos në një bllokim të kufizuar gjatë fundjavës dhe ekspertët e shëndetit po bëjnë thirrje për futjen e masave më të rrepta.

Më shumë se 23 mijë kanadezë kanë vdekur nga efektet e virusit deri më tani. /Telegrafi/