Kryeministri britanik luajti në kitarë për ushtarët në Ukrainë, moment i veçantë
Kryeministri britanik Andy Burnham ka surprizuar ushtarët ukrainas gjatë vizitës së tij në Kiev, duke marrë në duar një kitarë dhe duke luajtur një këngë të grupit legjendar britanik The Smiths.
Burnham, i cili vjen nga Manchester, qyteti i origjinës së The Smiths, luajti në kitarë së bashku me disa ushtarë në një studio të lëvizshme regjistrimi të ushtrisë ukrainase.
Kjo njësi ushtarake dhe artistike performon rregullisht në vijën e frontit, në spitale dhe qendra rehabilitimi, me synimin për të ngritur moralin e ushtarëve.
“Ishte nder të kaloja kohë me ushtarët ukrainas në Kiev. Nuk jam i sigurt nëse tani janë penduar që ma dhanë atë kitarë”, shkroi me shaka Burnham në Instagram.
Kitara që ai përdori ishte e punuar me dorë në Kiev dhe mbante simbolin e “Forcave Kulturore”, një platformë që bashkon artistë, aktivistë dhe partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur moralin e ushtarëve ukrainas.
Burnham nuk është politikani i parë që përdor muzikën për të shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës.
Në vitin 2024, ish-sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte luajtur në kitarë në një lokal ukrainas gjatë një vizite në vend.


