Please enter at least 3 characters.

KRU “Mitrovica” paralajmëron shkyçje për borxhe mbi 50 euro ose vonesa mbi 15 ditë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se konsumatorët që kanë borxhe mbi 50 euro, apo që janë në vonesë më shumë se 15 ditë nga data e pranimit të faturës, janë përfshirë në listën për shkyçje nga shërbimi.

“Të gjithë konsumatorët me borxh mbi 50€ ose që janë me 15 ditë vonesë nga dita e pranimit të faturës janë përfshirë në listën për shkyçje”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Nga kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin ndërprerjen e shërbimit dhe tarifat shtesë, duke kryer pagesat me kohë ose duke riprogramuar obligimet sa më parë.

“Shmangni ndërprerjen e shërbimit dhe tarifat shtesë duke kryer pagesat në kohë ose duke riprogramuar obligimet tuaja sa më parë”, thuhet më tej.

KRU “Mitrovica” ka apeluar që pagesat të mos shtyhen, duke u kërkuar konsumatorëve të veprojnë sa më shpejt. /Telegrafi/