Please enter at least 3 characters.

KRU "Mitrovica" njofton se sot do të ketë punime, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes

2024/09/291367287_507551171170621_5079535212338360114_n-1.jpg

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se sot do të zhvillohen punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Për këtë arsye, sipas njoftimit, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes, shkruan Telegrafi.

Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të ketë në rrugët “Dëshmorët e Kombit", "Mustaf Shyti", "Xhon Belushi" dhe në fshatrat Lushtë e Rahovë.

Ndërsa, në rrjetin e kanalizimit punime do të ketë në rrugët "Martirëte Kombit","Mustaf Shyti" dhe "Mbretëresha Teuta". /Telegrafi/