Please enter at least 3 characters.

KRU "Mitrovica" do të bëj intervenime, paralajmëron ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes

2024/09/291367287_507551171170621_5079535212338360114_n-1.jpg

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se sot do të ketë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të zhvillojnë punime në fshatin Frashër, rrugën "Sami Gashi", lagjen “Kroi i Vitaku” dhe rrugën “Rexhep Hajdari", shkruan Telegrafi.

Ndërsa në rrjetin e kanalizimit intervenime do të ketë në rrugët: "Shala e Bajgores", "Smajl Loshi", "Ali Zeneli" , "Elbasani" dhe në “Lagjën e Boshnjakve".

“Gjatë intervenimit në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/