KRU “Hidroregjioni Jugor” identifikon 117 lidhje ilegale gjatë muajit shtator
Kompania KRU “Hidroregjioni Jugor” SHA njofton se gjatë muajit shtator, ekipet e Inspektoratit të saj kanë identifikuar dhe shkyçur 117 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, të realizuara nga konsumatorë të papërgjegjshëm, përcjell Telegrafi.
Nga statistikat e publikuara, situata shpërndahet si vijon:
Prizren – 93 lidhje ilegale
Suharekë – 20 lidhje ilegale
Malishevë – 3 lidhje ilegale
Dragash – 1 lidhje ilegale
Kompania bën të ditur se aksioni për identifikimin e lidhjeve të paligjshme do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, dhe ndaj çdo rasti të evidentuar do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore.
Apeli për konsumatorët: “Ju ftojmë të respektoni rregullat dhe të shmangni veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për të gjithë qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”. /Telegrafi/


