Please enter at least 3 characters.

KRU “Gjakova” konfirmon: Uji në fshatrat e Rekës së Keqe është i pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët e fshatrave të Rekës së Keqe se rezultatet e fundit të analizave kimiko-fizike dhe mikrobiologjike kanë konfirmuar se uji nga rrjeti i ujësjellësit i plotëson standardet për ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit të kompanisë, uji mund të përdoret pa kufizime për pije dhe për të gjitha nevojat e përditshme.

KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin gjatë periudhës së verifikimit të cilësisë së ujit.

Nga kompania kanë theksuar se monitorimi i cilësisë së ujit do të vazhdojë në përputhje me standardet dhe procedurat përkatëse. /Telegrafi/