KRM “Ambienti” paralajmëron konsumatorët që nuk i kanë kryer obligimet për grumbullimin e mbeturinave
13/07/2026
Kompania e Mbeturinave “Ambienti” në Pejë ka njoftuar që obligimet e papaguara për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave të verifikohen dhe të shlyhen.
KRM “Ambienti” ka bërë të ditur se pagesa me kohë është një kontribut i rëndësishëm për ruajtjen e pastërtisë së qytetit dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe mundëson ofrimin e pandërprerë të shërbimeve për të gjithë qytetarët.
“Ju ftojmë që obligimet t’i rregulloni sa më parë, për të shmangur procedurat e përmbarimit në përputhje me legjislacionin në fuqi", thuhet tuje në njoftim. /Telegrafi/


