Please enter at least 3 characters.

Kriset raporti mes Benitës dhe Toney në Big Brother - debat i ashpër dhe akuza për pëlqime të fshehta

Atmosfera në shtëpinë e Big Brother është ndezur sërish, këtë herë për shkak të një përplasjeje të fortë mes Benitës dhe Toneyt, dy banorëve që deri pak ditë më parë shfaqnin afrimitet dhe një lloj pëlqimi të ndërsjellë.

Diskutimet e tyre të fundit, të zhvilluara brenda shtëpisë, kanë zbuluar tensione të pa-mbajtura që kanë çuar në një krisje të dukshme të raportit.

Sipas asaj që është parë dhe dëgjuar në debatin mes tyre, 'molla e sherrit' është bërë banori tjetër, Klodian Mihaj.

Toney ka shprehur hapur dyshimet e tij duke e akuzuar Benitën se ka shfaqur një lloj pëlqimi për Klodianin, diçka që ai e ka cilësuar si arsye kryesore për distancimin e tij.

Gjatë diskutimit, ai i ka thënë se sjellja e saj i ka dhënë përshtypjen se nuk ishte e sinqertë në afrimin me të.

Benita nuk ka pritur gjatë për t’u mbrojtur. Ajo e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke e akuzuar Toneyn se po krijon histori të pavërteta.

Për më tepër, e ka quajtur atë 'mashtrues', duke shtuar se Toney nuk ka qenë asnjëherë i vendosur për të dhe se ka luhatur vazhdimisht qëndrimet e tij.

Përplasja mes tyre ka ndodhur me tone të larta, ku palët kanë hedhur akuza të ndryshme, duke zbuluar pakënaqësitë në lidhje me këtë.Ky konflikt ka ndryshuar dinamikën mes dyshes, ndërsa ngjarjet e fundit po komentohen gjerësisht brenda dhe jashtë shtëpisë.

Të mbetet për t’u parë nëse Benita dhe Toney do të arrijnë të kapërcejnë konfliktin apo nëse ky është fundi i raportit të tyre të nisur me simpati. /Telegrafi/