Please enter at least 3 characters.

Krasniqi takoi kryetarin e Gostivarit, flasin për zhvillimet në Kosovë e Maqedoni të Veriut

2023/01/323439988_559132786123828_5413157294194431903_n.jpg

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njëherit kryetar i Komunës së Gostivarit.

Krasniqi dhe Taravari diskutuan për gjendjen aktuale politike, zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, si dhe rolin e faktorit politik shqiptar atje.

“Folëm edhe për planet dhe objektivat që mëtojmë t’i përmbushim përgjatë këtij viti, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive dhe dy vendeve. PDK mbetet përherë e përkushtuar në kultivimin e raporteve tona të mira vëllazërore.”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/