Please enter at least 3 characters.

Krasniqi: Ish-presidenti Rugova la gjurmë në historinë e Kosovës

2023/01/Albin-Kurti-takimi-i-liderve-te-partive-situata-me-pandemine-Covid-19-Memli-Krasniqi-foto-Ridvan-Slivova-6-e1673955740646.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në përvjetorin e vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova, kujton përkushtimin e tij politik që la gjurmë në historinë e vendit në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi.

Sipas tij, vepra intelektuale, politike dhe institucionale e Ibrahim Rugovës, mbetet e vlerësuar, e çmuar dhe shërben si dëshmi e një historie unike politike në Evropë dhe botë. /Telegrafi/