Krasniqi: Ai që njëherë ka punuar për UDB-në, do të punojë gjithë jetën
Sipas tij, këta njerëz (ata të cilët po i shërbejnë shërbimeve sekrete serbe) po krijojnë konfuzion në mesin e shoqërisë kosovare.
Ai këto komente i bëri të enjten gjatë seancës parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
“Njeriu që ka punuar njëherë për UDB-në tërë jetën do të punoj për këtë shërbim. Ne mund të mos pajtohemi politikisht dhe të diskutojmë gjatë gjithë ditës, mirëpo kombëtarisht pajtohemi”, tha Krasniqi, transmeton Telegrafi.
Serbia vazhdon të ketë ndikim të madh në jetën institucionale të Kosovës dhe këtë drejtpërdrejt përmes bashkëpunëtorëve të saj, të cilët janë të përfshirë në të gjitha institucionet relevante të vendit.
Kështu kanë deklaruar gjatë një emisioni televiziv eksperti i shërbimeve të inteligjencës, Fadil Kajtazi dhe Mehmet Loci, agjentë në kohën e ish Jugosllavisë e gjithashtu edhe në kohën e Republikës së Kosovës gjatë viteve 90’të. /Telegrafi/


