Please enter at least 3 characters.

KQZ vendos që të rinumërohen 23 vendvotime

2021/10/KQZ-konferenca-3-Votimet-Zgjedhjet-Lokale-2021-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që të rinumërohen 23 vendvotime të zgjedhjeve të lokale të 17 tetorit.

Tetë nga vendvotimet janë për kryetar komune, ndërsa 15 për Kuvende komunale.

Kryeshefi i sekretariatit, Burim Ahemtaj tha se këto rinumërime janë për shkak të parregullsive teknike dhe mos përputhjeve të formularëve teknike.

Anëtarët e KQZ-së ngritën si shqetësim anulimin e tërësishëm të disa fletëvotimeve me kusht, ku ndër ta kërkuan gjitha keqpërdorimet të dërgohen në Prokurori. /Kp/