KQZ publikon udhëzuesin për vëzhgues për ditën e zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar udhëzuesin për vëzhguesit e akredituar të cilët do të jenë të angazhuar për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Përmes një komunikate, KQZ ka bërë të ditur se vëzhguesit e akredituar dhe mediat janë të obliguar të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës dhe vetëm duke i zbatuar ato ju garantohet qasje në hapësirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor.
“KQZ, me qëllim të zbatimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19, mund të kufizoj numrin e vëzhguesve dhe medias që mund të qëndrojnë në të njejtën kohë në hapsirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor”, thuhet në komunikatë.
Udhëzuesi i plotë për Vëzhgues:Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të nenit 54,55,58 dhe nenit 64.2 pika (a) dhe (b) nenit128.2 të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale nëRepublikën e Kosovës si dhe Rregullën Zgjedhore nr. 07/2013, bën pranimin e kërkesave përvëzhgim dhe akrediton vëzhguesit e zgjedhjeve. Prezenca e vëzhguesve në procesin zgjedhor,bëhet e mundshme me qëllim të promovimit të monitorimit, transparencës, besueshmërisë etj.Vëzhgues i akredituar: Do të thotë përfaqësuesi i një Subjekti të Certifikuar Politik, Organizatëjoqeveritare, qeveritare ose ndërqeveritare, Organizatë ndërkombëtare e specializuar dhe epërfshirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vendit të huaj, ose media të cilat kanë marrëmiratimin nga KQZ-ja.Të Drejtat dhe Detyrat e VëzhguesveVëzhguesi, ka të drejtë:T’i vëzhgoj pa u penguar nga askush, përgatitjet dhe mbajtjet e zgjedhjeve, përfshirë takimetpas ditës së zgjedhjeve, dëgjimet dhe aktivitet lidhur me zgjedhjet, ankesat dhe parashtresatlidhur me rezultatet e zgjedhjeve dhe përcaktimin e kandidatëve fitues. Të parashtrojnë komente me shkrim komisioneve zgjedhore, dhe këshillave tëvendvotimeve. Të vëzhgojnë paketimin, transferimin, dorëzimin, trajnimin, numërimin, ruajtjen e sigurtdhe shkatërrimin e fletëvotimeve. Të pajiset me kopjet e vendimeve, me protokollet, tabelat, procesverbalet dhedokumentacionin tjetër gjate gjithë procesit zgjedhor, përfshirë proceset para dhe pasditës se zgjedhjeve.Përgjegjësit e vëzhguesve gjatë ditës dhe procesit zgjedhor, janë: Të respektojë kërkesat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjit për ZgjedhjetLokale, si dhe Rregullat e KQZ-së. Mbajtja e distinktivi të identitetit të vëzhguesit në mënyrë të dukshme kur është iangazhuar në aktivitetet e vëzhgimit. Ndalohet bartja e shenjave dallues të cilat shërbejnë si mjete propagandues osendikojnë në dëshirën e votuesit ose e identifikon atë me një parti te caktuar politike osekandidati; Ndalohet nga vëzhguesi që të ndikoj në dëshirën e votuesit në fshehtësinë e votës dhenë procesin e të votuarit.Mediat/Qasje në procesin zgjedhorStafi i mediave të shkruara apo atyre elektronike (shtëpive mediatike) të cilët duan të hyjnë nëqendrat e votimit, në vendvotim apo në qendër për numërim dhe rezultate në ditën ezgjedhjeve apo gjatë numërimit duhet të jenë të akredituar nga KQZ. Lejohet të hyjë në qendrat e votimit, vendvotimet dhe Qendrën e numërimit dherezultateve, si dhe në objektet tjera të KQZ-së dhe ZKZ-së që janë të hapura përpublikun dhe mediat;Çka ju ndalohet Mediave ?Stafi i mediave nuk duhet të rrezikoj: Integritetin e procesit zgjedhor. Heshtjen zgjedhore. Privatësinë dhe fshehtësinë e votës.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mundet që në mënyrë të menjëhershme të tërheqëakreditimin e stafit të mediave në rast të shkeljes së dispozitave të legjislacionit zgjedhor.Vëzhguesi i akredituar ka të drejtë për të parashtruar ankesë: Ankesë pranë KQZ-së. Zyrtarit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse. Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.Ankesat pranë KQZ-së, Zyrtarëve Komunale të Zgjedhjeve, apo Sekretariatit të KQZ-së duhet tëbëhen brenda afatit prej (24) orësh.Ankesat e tilla duhet të përmbajnë këto fakte:Faktet për të parashtruar ankesë Përshkrimi i fakteve, Vendi, Koha e ngjarjes, Emri i vëzhguesit, Emri i subjektit apo organizatës, Numri i tij/saj i distinktivit.Distinktivi i VëzhguesitLETERNJOFTMIVërejtje:Vëzhguesit e akredituar dhe mediat janë të obliguar të respektojnë masat mbrojtëse kundërCOVID-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës dhe vetëm duke i zbatuar ato ju garantohetqasje në hapësirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor.KQZ, me qëllim të zbatimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19, mund të kufizoj numrin evëzhguesve dhe medias që mund të qëndrojnë në të njejtën kohë në hapsirat ku organizohendhe administrohet procesi zgjedhor. /Telegrafi/


