Please enter at least 3 characters.

Kovacic i gatshëm të rikthehet te Interi

2019/06/kovacicc.jpg
242:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 18: Mateo Kovacic of Chelsea in action during the FA Cup Fifth Round match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on February 18, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Mateo Kovacic po largohet përfundimisht në këtë verë nga Real Madridi, derisa po e mendon rikthimin në Serie A.

Mesfushori kroat kaloi një sezon i huazuar te Chelsea, por do të largohet duke mos pasur mundësi të qëndrojë në Stamford Bridge për shkak të dënimit nga FIFA për mos transferime të lojtarëve për dy afate.

Kovacic do të rikthehet te Real Madridi vetëm për t’u dhënë lamtumirën bashkëlojtarëve në klub, pasi nuk është në planet e Zinedine Zidane.

Mateo Kovacic (Foto: Harriet Lander/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i talentuar po kërkohet nga Interi, aty edhe ku bëri emër, andaj mund të rikthehet në Giuseppe Meazza.

Antonio Conte e pëlqen lojën e Kovacicit, duke kërkuar nga Nerazzurët që në këtë verë t’i sigurojnë shërbimet e tij.

Reali tashmë është pajtuar ta shesë mesfushorin kroat, mirëpo kërkon 40 milionë euro për kartonin e tij, shumë kjo që nuk paraqet problem për Interin. /Telegrafi/