Please enter at least 3 characters.

Kotzias: Si do të ndjeheshit nëse shtetin tuaj do ta quanin „Ish provinca e Perandorisë Otomane”?

2016/04/Nikos-Kotzias.jpg
32:"Photograph: Thierry Tronnel/Corb

A është Greqia e gatshme për kompromis më të madh në kontestin me emrin e Maqedonisë dhe si do të ndjeheshit ju nëse shteti juaj do të quhej „Ish provinca e Perandorisë otomane“, ka qenë pyetja e gazetarit të agjencisë BGNES e drejtuar ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias gjatë takimit ministror për Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore në Sofje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Greqia punon në ndërtimin e masave të mirëbesimit me fqinjin e saj verior. Mendoj se ky është një hap shumë i rëndësishëm. Tani jemi duke e optimizuar dialogun mes drejtorëve politik të Ministrive tona dhe do të vazhdojmë me këtë“, ka sqaruar Kotzias pa dhënë përgjigje konkrete ndaj pyetjes së parashtruar./Telegrafi/