Please enter at least 3 characters.

Kosova në “play-off” në kampionatin botëror të tenisit “David Cup”

2023/07/Kosova2.jpg

Me fitore të shkëlqyera, djemtë tanë vazhduan dhe në ditën e dytë të këtij Kampionati! Sot (e enjte), në përballje me Islandën, Kosova arriti të shënoj fitore, duke mposhtur ekipin kundërshtar 2:1 në ndeshje.

Jasin Jakupi shënoi fitore duke e rikthyer ndeshjen nga 0:1 në sete në 2:1.

Në anën tjetër, tenisti Vullnet Tashi mposhti kundërshtarin e tij me rezultat 2:0 në sete.

Në ndeshjet dyshe, ekipi i Kosovës i përberë nga Granit Bajraliu dhe Mal Agushi u mposhten 2-0 nga Egill Sigurdsson dhe Rafn Bonifaciu.

Nesër (e premte), Kosova do përballet me Shqipërinë, ndërsa të shtunën ekipi do luftojë për t’u kualifikuar një rang më lartë, në grupin e tretë!

RezultatetJasin JAKUPI - Egill Sigurdsson 1:6 6:4 6:4Vullnet TASHI - Rafn Bonifacius 7:5 6:0Granit BAJRALIU/Mal AGUSHI - Egill Sigurdsson/Rafn Bonifacius 1:6 3:6/Telegrafi/