Kosova luan ndaj Beninit, Schalkes ose Dortmundit?
Sipas asaj që ka shkruar gazeta ‘Koha Ditore’, përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Beninit, ose me njërën nga dy skuadrat Borussia Dortmund apo Schalke 04.
“Benini, Borussia Dortmund dhe Schalke janë opsionet për zhvillimin e ndeshjes miqësore në muajin mars. Benini është mundësia më ideale, por edhe dy klubet gjermane janë si opsione të mundshme. Nëse aranzhohet që të luhet me klubet gjermane, atëherë kjo ndeshje do të luhet në Gjermani, pasi që ka të bëjë edhe me kompaninë që do të jetë sponsor i pajisjeve sportive. Kryetari Vokrri është duke punuar për këtë”, thotë burimi i Kohës Ditore.
Benini është i 95-të në ranglistën e FIFA-s, ndërsa lojtari më i njohur i saj është sulmuesi i WBA, Stephane Sessegnon. /Telegrafi/


