Please enter at least 3 characters.

Kosova kërkon kthimin e këtij artefakti të vjedhur nga Serbia

2022/07/FXOl6O_XgAEuR07-e1657385228608.jpg

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e drejtuar nga Hajrullah Çeku e ka filluar një fushatë në rrjetin social “twitter” për t'i kërkuar Serbisë që t’i kthejë artefaktet që ia ka vjedhur Kosovës.

Kështu ka vepruar edhe sot duke i kërkuar Serbisë kthimin e një figure antropomorfe nga mijëvjeçari V-IV p.e.s, që ishte gjetur në Mitrovicë.

Madje për këtë MRKS-ja për këtë ka kërkuar ndihmë edhe nga Komisioni Evropian, UNESCO dhe Këshilli i Evropës.

“1247 artefakte të Kosovës të mbajtura ilegalisht në Serbi. Kjo figurinë antropomorfe i përket periudhës së neolitit të vonë (mijëvjeçari V – IV p.e.s.), kulturës së Vinçës. Gjetur në Fafos II, Mitrovicë, Republika e Kosovës. Na ndihmoni ta kthejmë FIGURINËN në shtëpi”, thuhet në reagimin e MKRS-së. /Telegrafi/