Please enter at least 3 characters.

Kosova fillon stërvitjen e parë për takimin ndaj Islandës (Foto)

2017/03/17440527_1505550216146015_701101948_n.jpg

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka filluar stërvitjen e parë për ndeshjen kundër Islandës.

Djelmoshat e drejtuar nga Albert Bunjaku kanë marrë instruksionet e para, duke u përgatitur në aspektin teknik dhe taktik.

Stërvitja është mbajtur në stadiumin e Drenasit “Rexhep Rexhepi”.

Ndeshja luhet të premten në Shkodër, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/