Please enter at least 3 characters.

Konjufca në Selanik kërkon vendim pozitiv për heqjen e vizave

2020/02/87458620_1344820705705117_9101520267024269312_n.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka marrë pjesë sot në konferencën e nivelit të lartë lidhur me perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor "Nga Selaniku në Zagreb", e cila po mbahet në Selanik.

Në këtë konferencë, Konjufca ka kërkuar vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kam siguruar gjithashtu se zhvillimi ekonomik dhe social, fqinjësia e mirë dhe dialogu me Serbinë janë qëllimet afatgjatë të qeverisë së re për të kontribuar dhe siguruar paqen rajonale”, ka shkruar Konjufca.

Postimi i plotë:Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, po marr pjesë në konferencën e nivelit të lartë lidhur me perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor "Nga Selaniku në Zagreb", e cila po mbahet në Selanik me pjesëmarrjen e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në prani të Presidences kroate të BE-së, Shërbimit të Jashtëm të BE dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian.Në fjalimin e mbajtur kam theksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane si dhe përkushtimin për të vazhduar me reformat në rrugën e integrimit evropian.Ndër tjera kam kërkuar vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në mënyre që mos të izolohet rinia nga perspektiva e saj.Kam siguruar gjithashtu se zhvillimi ekonomik dhe social, fqinjësia e mirë dhe dialogu me Serbinë janë qëllimet afatgjatë të qeverisë së re për të kontribuar dhe siguruar paqen rajonale.Në kuptim të zhvillimeve të reja në rrugën evropiane kam përshëndetur metodologjinë e re të aprovuar nga Komisioni si dhe kam shprehur bindjen pozitive për samitin në mes të vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkani Perëndimor në Zagreb gjatë majit 2020.Gjatë qëndrimit në Selanik ju jam përgjigjur edhe interesimit të mediave greke për të shprehur qëndrimet e Republikës së Kosovës dhe qeverisë së re lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe qëndrimet tona sa i përket rajonit. /Telegrafi/