Please enter at least 3 characters.

Konfirmon Erion Veliaj: Maluma në Tiranë më 14 mars

2020/01/GettyImages-1179096380-e1579898953959.jpg
146:"NEW YORK, NEW YORK - OCTOBER 04: Maluma performs at Madison Square Garden on October 04, 2019 in New York City. (Photo by Theo Wargo/Getty Images)
12:"Getty Images

Ka tash e sa kohë që përflitet ardhja e këngëtarit me famë botërore, Maluma, në Shqipëri për një koncert!

E kjo mesa duket është gati të ndodhë më 14 mars të këtij viti, dhe kjo është konfirmuar nga vet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të Malumës, duke shkruar në mbishkrimin e saj për koncertin e paraparë të mbahet në matë që njihet si Dita e Verës në Shqipëri.

“E morët vesh? Maluma në Tiranë më 14 mars 2020, Dita e Verës”, ka shkruar Erion Veliaj në Instagram.

Maluma përndryshe është në mes të turneut të tij botëror, teksa me 13 mars do të jetë në Selanik të Greqisë, dhe më 14 mars ka parë qytetin më të afërt Tiranën për të mbajtur koncertin e radhës.

Kjo do të jetë hera e parë që këngëtari me famë botërore do të vizitojë Shqipërinë. /Telegrafi/