Please enter at least 3 characters.

Konfirmohet: Rimeçi ndërmjet Joshuas dhe Ruizit do të ndodhë gjatë këtij viti

2019/06/AnthonyJoshuaRuiz.jpg
208:"NEW YORK, NEW YORK - JUNE 01: Andy Ruiz Jr punches Anthony Joshua after their IBF/WBA/WBO heavyweight title fight at Madison Square Garden on June 01, 2019 in New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Eddie Hearn ka konfirmuar se Anthony Joshua e aktivizuar klauzolën për rimeçin kundër kampionit të unifikuar të peshave të rënda, Andy Ruiz Jr.

Promovusi i boksierit britanik ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se dueli do të ndodhë në muajin nëntor ose në dhjetor.

Vendi i përballjes do të caktohet në vijim, ndërsa gjasat janë të mëdha që meçi të zhvillohet në Britani të Madhe (përkundër se Ruiz ka kërkuar që të zhvillohet në Meksikë).

Andy Ruiz vs Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Pas takimeve me AJ, Rob Mc dhe ekipin menaxhues në New York, sot (e martë) e kemi aktivizuar klauzolën në kontratë për rimeçin ndaj Andy Ruiz Jnr”.

“Përballja do të zhvillohet në nëntor ose në dhjetor në një arenë që do të konfirmohet në një të ardhme të afërt”, ka shkruar Hearn në Twitter.

Kujtojmë që në fundjavën që lamë pas, Ruiz e shokoi botën e boksit duke e rrëzuar katër herë Joshuan në New York dhe duke ia rrëmbyer titujt  e botës në kategorinë e peshave të rënda. /Telegrafi/