Please enter at least 3 characters.

Konfirmohet: Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

Carlo Ancelotti pritet të largohet nga pozita e tij si trajner i Real Madridit, me Brazilin që pritet të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Tekniku italian ka disa opsionë në dispozicion, ku përfshihet edhe qëndrimi në Madrid në një rol tjetër, por preference e tij është që t’i bashkohet Brazilit, të cilët janë në kërkim të një përzgjedhësi të ri pas shkarkimit të Dorival Junior.

Ancelotti e kishte bërë publike se ai do të largohej nga Real Madridi vetëm në rast se bordi i klubit vendos të ndajë rrugët me të, ani pse Brazili është në bisedime të avancuara me 65-vjeçarin.

Brazili është i etur që të emërojë përzgjedhësin e ri para pushimit të ardhshëm me kombëtare, kur ata do të nisin kampanjën e tyre kualifikuese për Botërorin e vitit 2026.

Madridi duhet ta qartësojë situatën e tyre menaxheriale para përfshirjes së tyre në formatin e ri të zgjeruar të Kupës së Botës për Klube, e cila do të nis me 14 qershor.

Kampioni spanjoll parashikohej që të uleshin në tavolinën e bisedimeve me Ancelottin për të diskutuar të ardhmen e tij pas finales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës më 26 prill.

‘Los Blancos’ tashmë kanë identifikuar Xabi Alonson si kandidatin e tyre favorit për të zëvendësuar italianin në fund të sezonit.

Real Madridi u eliminua nga Liga e Kampionëve më herët këtë javë, por mbetet në gjueti për dy trofe: La Ligan dhe Kupën e Mbretit./Telegrafi/