Please enter at least 3 characters.

Koncerti i Muzikës Artistike Turke “Zërat e Kosovës” në Pejë më 19 dhjetor

2016/01/koncerti-i-muzikes-e1450299642380.jpg

Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike Yunus Emre Enstitüsü Qendra Kulturore Turke në Pejë organizon koncertin e fundit për vitin 2015. Koncerti i muzikës artistike turke “Zërat e Kosovës” i cili përfshinë muzikantë të trevave të ndryshme si nga Kosova po ashtu edhe nga Maqedonia shpresohet që do të mirëpritet nga publiku pejanë.

Në koncert do të keni rastin të dëgjoni muzikë të përzgjedhur popullore dhe artistike turke ngakënkëtarët si Sevim Bakı Bërveniku, Reyhan Kantarcı, Zeki Sadik, Cengiz Sungur, Güler Grozda, Sebaydin Feyzullah, të cilët do performojnë në grup dhe në solo.

Koncerti do të mbahet më 19 dhjetor 2015 nga ora 20:00 në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë. /Telegrafi/