Please enter at least 3 characters.

Komunarët paguajnë vetëm 18-20 euro qira në muaj (Video)

2016/01/komunar-euml-t-paguajn-euml-vet-euml-m-18-20-euro-qira-n-euml-muaj-video_hd.jpg

Sipas zëdhënëses së komunës, Miranda Mullafazliu, përkundër shumës simbolike që paguajnë në 30 banesa komunarët, ata kanë borxh për qira mbi 16 mijë euro.

Ndërkohë komisioni i formuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dalë në terren për t’i verifikuar pronat komunale.

Sipas Mullafazliut, kontratat janë 10 vjeçare për ata që fituan në vitin 2008 dhe mund të prishen nëse haset në shkelje.

Madje janë disa prona të cilat komunarët dyshojnë që i janë dhënë në shfrytëzim një familjeje, por i shfrytëzon dikush tjetër.

Komuna e Prishtinës në vitin 2008 kishte shpërblyer me banesa drejtorë të saj, këshilltarë komunalë e shërbyes civilë.

Përveç rasteve kur kontratat shkelen, komunës do t’i duhet të presë deri në vitin 2018 për t’i larguar nga këto banesa ata që, sipas kryetarit Ahmeti, nuk shërbejnë më në komunë, përcjell koha.net.

Banesa të lira e në rastet sociale edhe falas kanë qenë premtim fushate i kryetarit Shpend Ahmeti, por ende askush nuk ka përfituar. 

MONDA BANESAT 09 10 from Krenar Thaçi on Vimeo.