Please enter at least 3 characters.

Komuna e Prishtinës ndan 20 mijë euro për familjet strehuese dhe strehimin familjar

2024/06/21-05-Komuna-e-Prishtines-001-e1459589801928.jpg

Komuna e Prishtinës njofton se nëpërmjet Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për përkrahje financiare për familjet strehuese, fëmijët dhe të rriturit në strehim familjar, sot janë marrë vendime për ndarjen e 20,400 eurove në përkrahje financiare.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi publik nga komuna.

"Kjo mbështetje synon të fuqizojë formën më të ngrohtë dhe humane të përkujdesjes — strehimin familjar  dhe është dëshmi e përkushtimit tonë për të siguruar mirëqenie dhe siguri për çdo individ në nevojë", thuhet në njoftim./Telegrafi/