Komuna e Gjakovës 70 mijë euro për bizneset
14:"Ridvan Slivova
01/04/2016
Komuna e Gjakovës do të mbështesë me grante bizneset mikro, të vogla dhe të mesme. Mbështetja e Komunës që drejtohet nga Mimoza Kusari - Lila është në vlerë të përgjithshme prej 70 mijë euro, shkruan Telegrafi.
Sipas një komunikate për media, të kësaj komune vlera e projektit që do të mbështetet do të sillet nga 3-5 mijë euro për biznese. /Telegrafi/


