Please enter at least 3 characters.

Kololli shpëton Zurichun nga humbja, i shënon dy gola Thunit

2019/03/Benjamin-Kololli-e1552240722891.jpg
262:"NAPLES, ITALY - FEBRUARY 21: Benjamin Kololli of FC Zurich in action during the UEFA Europa League Round of 32 Second Leg match between SSC Napoli v FC Zurich at Stadio San Paolo on February 21, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Benjamin Kololli vazhdon me gola për skuadrën e Zurichut në Superligën e Zvicrës.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shënoi dy herë në barazimit 2-2 ndaj Thunit.

Fillimisht 26-vjeçari shënoi në minutën e 40-të duke barazuar rezultatin në 1-1, ndërsa nga pika e bardhë shënoi në kohën shtesë për rezultatin 2-2.

Kololli tani numëron tetë gola në kampionat dhe gjithashtu ka edhe pesë asistime. Pas këtij barazimi Zurich renditet në pozitën e gjashtë me 30 pikë, kurse Thun në vendin e tretë 37-pikë.

Për skuadrën e Kolollit luajti nga minuta e parë edhe ylli tjetër i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu, ndërsa Mirlind Kyreziu ishte në bankën rezervë.

Vlen të theksohet se në pjesën e dytë për mysafirët u inkuadrua edhe shqiptari Lavdim Zumberi, i cili aktualisht luan për Përfaqësuesen e Zvicrës U20. Për të shikuar golat klikoni KËTU. /Telegrafi/