Please enter at least 3 characters.

Kollçaku: Më keqinterpretuan për UÇK-në, kam treguar sa shumë kundërshtarë ka Kurti

2020/02/kolcaku-thaci.jpg

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire-Mulhaxha Kollçaku thotë se është keqinterpretuar sa i përket UÇK-së, pasi thekson se vetëm ka cituar një analistë serb, për të treguar se sa shumë kundërshtarë ka Albin Kurti.

Kollçaku ka shkruar në Facebook se një citat i postuar nga mediat serbe se ardhja e Albin Kurtit paraqet rrezik për Serbinë dhe me gjerë nuk ishin fjalë saja por vetëm citim se sa shumë ka kundërshtarë të tij.

"Asnjë fjalë nuk është e imja në atë citim. Për të gjykuar këtë postim e kam cekur në fund: Në fakt të “kërcënuar” mund të ndihen vetëm ata që flasin dhe sundojnë me veprimet dhe GJUHËN E URREJTJES. Çdo interpretim tjetër është i qëllimshëm dhe dashakeq, sepse opinionet e mia dihen botërisht, e sidomos për luftën e shenjtë të UÇK-së dhe gjithë popullit shqiptar”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i deputetes Kollçaku:"PËR ATA QË NUK I LEXOJNË POSTIMET DERI NË FUNDINFORMIM PËR KEQDASHËSIT DHE KEQINTERPRETUESIT E NJË CITATI, KU ALBIN KURTI PARAQITET SI RREZIK PËR SERBINË DHE MË GJERËNjë citat i postuar nga mediat serbe se ardhja e Albin Kurtit paraqet rrezik për Serbinë dhe me gjerë nuk ishin fjalë të mia, patjetër, por vetëm citim se sa shumë ka kundërshtarë të tij. Asnjë fjalë nuk është e imja në atë citim.
PËR TË GJYKUAR KËTË CITAT, ku kinse duke e lavdëruar Albinin, flitet me gjuhën e urrejtjes, e kam cekur në fund:

Në fakt të “kërcënuar” mund të ndihen vetëm ata që flasin dhe sundojnë me veprimet dhe GJUHËN E URREJTJES.Çdo interpretim tjetër është i qëllimshëm dhe dashakeq, sepse opinionet e mia dihen botërisht, e sidomos për luftën e shenjtë të UÇK-së dhe gjithë popullit shqiptar", ka shkruar Kollaçku.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi, duke thënë se është krenar që ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.

Madje Thaçi ka pyetur Kollçakun se çfarë krimi ka bërë UÇK-ja? /Telegrafi/