Please enter at least 3 characters.

Kobe Bryant humb jetën në një aksident me helikopter

2020/01/KobeBryanrt.jpg
236:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 06: Kobe Bryant attends the LA Community Screening Of Warner Bros Pictures' "Just Mercy" at Cinemark Baldwin Hills on January 06, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Kobe Bryant e ka humbur jetën në një aksident me helikopter mëngjesin e të dielës – bën të ditur TMZ Sports. Ai ishte 41 vjeçar.

Ish-basketbollisti ishte duke udhëtuar me tetë njerëz të tjerë (duke përfshirë edhe pilotin) me helikopterin e tij privat, i cili është rrëzuar.

Shërbimet emergjente kanë reaguar shpejt pas shpërthimit të zjarrit, mirëpo askush nga bordi nuk ka mbijetuar.

(Foto: TMZ)

Bashkëshortja e tij, Vanessa Bryant, thuhet se nuk ka qenë në helikopter, ndërsa shkaku i rrëzimit të helikopterit është duke u hetuar.

Kobe e kishte shfrytëzuar helikopterin me vite të tëra për udhëtimet e tij që nga koha kur ishte pjesë e LA Lakers.

Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten Vanessa dhe tri vajzat e tij, Natalia, Bianca dhe të porsalindurën Capri. Ndërsa jetën e ka humbur edhe vajza e tij e dytë, Gianna. /Telegrafi/